Kompania

 

Orendi LLC është një fabrikë profesionale e themeluar në vitin 2014 në Kosovë e fokusuar në prodhime të vecanta të orendive nga druri artificial dhe natyral dhe ka si vision të jetë njëra nga kompanitë për prodhimin e mobileve më innovative në Kosovë.

Ajo që na dallon neve nga konkurenca është dizajnimi i produkteve të dedikuara për secilin klient me shije të sofistikuar. Kujdesi në kualitet dhe detaje të realizimit është gjithashtu pikë e fuqishme e ekipës tonë.

Orendi mund të jetë çdo gjë të cilën e përdorim për ulje, vendosje të teknikës, dekoreve, garderobës e shumë gjërave tjera. Orendi mund të jetë edhe për ndriçim edhe për prëgaditje dhe përjetim të ushqimit. Orendi mund të jetë çdo gjë.

Brenda apo jashtë, me dru natyral apo industrial, hekër apo inox, beton apo plastikë, të gjitha materialet mund të kontribojnë në kreativitetin e orendive.

Imagjinata dhe kreativiteti që së bashku krijojnë shijen është ajo që na dallon. Orendi.me shije!

 

Produktet tona

Mobilet tona mund të ndahen për përdorim individual dhe komercial, për shtëpi, zyre, bar, restaurant apo hotel.

MOBILE PËR SHTEPI

 

 

KUZHINA

Kuzhina është vecoria jonë ku ne jo vetëm që prodhojmë kuzhinat më moderne dhe avancuara, por gjithashtu ne përdorim mekanizma gjerman që sjellin stabilitet dhe comfort tek përdoruesi i saj. Kuzhinat tona ndryshojnë varësisht nga ambienti ku shtëpia është e ndodhur, qoftë në qendër të qytetit, rreth liqenit apo në mal. Ju lutem klikoni këtu për të shkuar tek galeria dhe të shikoni disa nga punët tona në kuzhina.

 

 

DHOMA FJETJE

Kur ju pyesin se cila është pjesa më e rëndësishme e të gjitha orendive në shtëpi, ju menjëherë do të mendoni për një vend ku e kaloni 30% të jetë suaj, dhe kjo është dhoma e fjetjes. Ju dëshironi qetësi shpirtërore, comfort dhe paqë. Kur ne i dizajnojmë dhomat e fjetjes, ne i kemi në mendje të gjitha këto vlera që të sigurohemi që ju ndjeheni sa më rehat në shtëpinë tuaj! Ju lutem klikoni këtu për të shkuar tek galeria dhe të shikoni disa nga punët tona në dhoma të fjetjes.

 

 

DHOMA DITE

Dhe ja ku vjen pjesa tjetër e përditshmërisë, vendi ku ne relaksohemi, qëndrojmë me familje apo vetëm shikojmë një film. Një vend ku një pjesë e madhe e jetës tone kalon duke qenë aktiv dhe kjo kërkon relaksim, dicka që një kombinim i mire i ngjyrave, dizajnit dhe kualitetit në mobile mund ta sjellë. Cdo gje lidhur me dhomat e ditës, nga garniturat deri tek setet e TV, tavolinat e kafës dhe raftet e librave janë pjesë e linjave tona të prodhimit. Ju lutem klikoni këtu për të shkuar tek galeria dhe të shikoni disa nga punët tona në dhoma të ditës.

 

 

MOBILE PËR ZYRE

Hapësira e zyrës duhet të motivoj ekipet përderisa duhet të ofroj ambient të rehatshëm gjatë gjithë ditë. Orendi LLC ka sete të tavolinave të punës që shfrytëzojnë më së miri hapësirën e shtrenjtë të zyrës, duke pasur në mendje punën ekipore dhe individuale. Përvec tavolinave të punës, Orendi LLC prodhon complete të sallave të konferencave, salla të takimeve, rafted he cdo orendi të nevojshme për zyre. Ju lutem klikoni këtu për të shkuar tek galeria dhe të shikoni disa nga punët tona për mobile të zyreve.

 

 

MOBILE PËR BAR/RESTAURANT/HOTEL

Linja jonë e fundit e prodhimit përfshinë sektorin komercial në industrinë e hotelierisë. Ambienti i këndshëm, ku klienti ndihet si në shtëpi dhe i relaksuar, është e detyrueshme për secilin biznes në këtë industri. Ne fakt, dizajimi i keq i interierit dhe mobileve në një restaurant mund ta dërgoj biznesin drejt dështimit! Pikërisht për këtë arsye ne kemi një ekip të specializuar të dizajnerëve për interior të cilët mund të propozojnë dizajne të ndryshme për biznesin tuaj. Mos hezitoni të na kontaktoni dhe ne do të sigurohemi që të ju prezantojmë dicka jashtë imagjinatës suaj. Ju lutem klikoni këtu për të shkuar tek galeria dhe të shikoni disa nga punët tona për bare dhe restaurante.

FABRIKA

Procesi i Prodhimit

POROSIA DHE DIZAJNI

Pasi që ju tregoni interes në mobilet tona, ne e dërgojmë një anëtar të ekipit të dedikuar për të matur vendin dhe për të incizuar situacionin. Brenda 24 orëve, ne do të përgjigjemi me një dizajn propozim që më së miri i përshtatet kërkesave të juaja. Komentet tuaja janë të nevojshme dhe inkorporohen në dizajnin final.

PRODHIMI

Prodhimi i mobileve është i organizuar në disa hapa ku ekipi professional kujdeset që porosia e juaj është në punim e sipër duke mos humbur focus nga kualiteti dhe dizajni. Në mënyrë që të plotësojmë numrin e madh të porosive nga mbarë rajoni, ne duhet të sigurohemi që të qëndrojmë strikt në orarin e prodhimit.

KONTROLLI I KUALITETIT

Kualiteti i kontrollit është një ndër detyrat tona më të rëndësishme që ne performojmë me kujdes të vecantë. Mobilet janë pjesë shumë e rëndësishme e komfortit tonë ditor që mundohemi ta jetojmë, prandaj ne dëshirojmë të sigurohemi që klientët tanë janë të lumtur me produktet tona. Ne i garantojmë klientët tanë që ne e marrim kontrollin e kualitetit me seriozitet të madh duke kontrolluar secilen orendi  dhe duke u siguruar që i plotëson 100% nevojat e klientit.

KUJDESI NDAJ KLIENTIT

Ne qëndrojmë pas cdo orendije që është e prodhuar nga Orendi LLC. Ne garantojmë 100% satisfakcion në produktet tona, prandaj ne edhe ofrojmë garancion deri në 5 vite për mekanzimat e përdorur në mobilet tona dhe deri në 1 vit për mobilet në përgjithësi. Nëse nuk jeni të kënaqur me kualitetin, ju lutemi na kontaktoni menjëherë.

Klientët

Edhe nëse jeni klient të vegjël apo të mëdhej, tek Orendi LLC ju jeni gjithmonë të mirëseardhur! Lista jonë e gjerë e klientëve, ndër të tjera, përfshinë banka komerciale, individ, shitës indirekt, restaurant, hotele dhe zyre konsulence. Ju lutem, klikoni logot më poshtë për të mësuar më shumë rreth projekteve.

Reklama

NA NDIQNI

Bëhuni pjesë e faqës sonë 

Na ndiqni në Instagram

Bëhuni pjesë e profilit tonë 

Shikoni video eksluzive 

Na Kontaktoni

Na lejoni të ju ndihmojmë.
Për porosi, ju lutemi përdorni këto kontakte:

  • E-mail: sales@orendi.me
  •  Telefoni: +377 45 524 000
  • Skype: orendi.me
Për të gjitha kërkesat tjera, ju lutemi përdorni këto kontakte:

  • E-mail: info@orendi.me
  •  Telefoni: +381 38 222 123
  • Skype: orendi.me

Emri Juaj (obliguar)

Emaili Juaj (obliguar)

Mesazhi Juaj

loading map - please wait...

Production Facility / Office - ish-QMI - Prishtina, Kosovo 42.563742, 21.129502 Orendi.me facility and office